I dhuroi Romës trofeun e parë europian, tifozët realizojnë veprën e artit

Jose Mourinho fitoi trofeun e Conference League, teksa mposhti në “Air Albania” 1-0 Feyenoord e Arne Slot.

Tekniku portugez iu dhuroi tifozëve të Romës trofeun e parë europian, ndërsa romanistët kanë menduar edhe “shpërblimin”.

Me këtë trofe të fituar Mourinho është kthyer në “Perandor” në Romë, teksa tani “Special One” ngjan si Jul Çezari, i gjithë populli i Romës i bën homazh. Artisti Harry Grab, ka krijuar një vepër arti në një stacion metroje në zonën mjaft të njohur Circo Massimo.

Të gjithë qytetarët e Romës dhe turistët e shumtë që vizitojnë “Qytetin e Përjetshëm”, do të përshëndetin “Perandorin” e fundin roman, që u ktheu lavdinë verdhekuqve, duke u dhuruar trofenë e parë europian./ h.ll/albeu.com

Shtuar 26.05.2022 11:12