Njëri dhunon gruan, tjetri nënën, dy persona në pranga në Dibër

Dy persona ka rënë në prangat e policisë me akuzat e ushtrimit të dhunës në familje.

Në Maqellare, një 56-vjeçar ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që Gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ndërsa një 33-vjeçar banues Peshkopi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë

DVP Dibër

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 56 vjeç, banues në Maqellarë. Ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që Gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij./albeu.com