Gjermanëve po i soset durimi. Kërkohet largimi i trajnerit të kombëtares, Joachim Loë sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse trajneri ka konfirmua se do të largohet pas EURO 2020.
Humbja me Maqedoninë me rezultatin 1-2, i ka shokuar të gjithë.
Drejtori sportiv i gazetës gjermane ‘BILD’ ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trajnerit, Joachim Loë.
Ai kërkon që Rangnic apo Kuntz të marrin përsipër menjëherë detyrën e trajnerit te Gjermania.
“E gjithë botë po qesh me ne!”, shkruhet në BILD.
Kujtojmë që Federata e Futbollit të Gjermanisë e ka konfirmuar largimin e Loëit nga stoli në fund të Kampionatit Europian të këtij viti. /albeu.com/
Kommentar – Es ist vorbei, Jogi! https://t.co/2FavymDCGi #Sport #News
— BILD Sport (@BILD_Sport) April 1, 2021