Teuta ia doli të mundë 0-2 Tiranën në Air Albania, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Ky rezultat ka sjellë irritimin e tifozëve të bardhebluve, teksa policia ka bërë me dije se dyshohet se ka qenë lojtari i 12-të i kryeqytetasve që ka dëmtuar autobusin e durrsakëve.
“Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.