Humbja e rëndë ndaj Milanit, Pirlo: Brengosem për aspektin mental, duhet të rikthehemi shpejt

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka dalë në konferencë për shtyp pas humbjes së rëndë ndaj Milanit në kuadër të javës së 35 të Serie A.

“Zonja e Vjetër” u mposht për herë të parë pas një dekde në “Allianz Stadium” nga Milani.

Por, kjo nuk ishte një humbje e zakonshme, pasi “Rossonerët” triumfuan me rezultatin 0-3.

Pas ndeshjes, Pirlo theksoi se skuadra po vuan menalisht dhe tani nuk ka kohë për asgjë dhe duhet te reagojnë shpejt.

“Nuk ia kemi dalë të imponojmë lojën tonë, filluam me ritmin e duhur dhe ishim madje edhe afër golit”, tha ai.

“Pastaj jemi friksuar paksa, kemi qenë të ngathët në nivelin teknik dhe në fund ishim nën rrymën e kundërshtarit”, tha shtoi ai.

“Në vështirësinë e parë jemi dekoncentruar menjëherë. Ajo që më brengos më së shumti është aspekti mental”, tha Pirlo.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e rëndësishme, duhej të luanim me mendje të hapur e ndërsa kemi luajtur me frikë”, tha italiani.

“Si të rikthehemi? Nuk është e lehtë, por është e nevojshme ta bëjmë. Kemi ende tre ndeshje do japim gjithçka që kemi për të mbërrijtur objektivin”, përfundoi Andrea Pirlo. /albeu.com/

 


Shtuar 10.05.2021 09:36