Milan me “poker” kalon në fazën tjetër, Juventus ndihmohet nga Benfica për të kaluar në Europa League (VIDEO)

Milan ka arritur të marrë një fitore të madhe në San Siro ndaj Salzburg.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 4-0 kundërshtarët e tyre. Autorët e golave ishin Giroud me një dopietë dhe Krunic me Messias. Milan kështu ka arritur të sigurojë vendin e dytë dhe kualifikohet për në fazën e 1/16.

Juventus ka humbur në shtëpi ndaj PSG-së me rezultatin 1-2. Mbappe hapi sfidën duke shënuar një gol fantastik pasi dribloi kundërshtarët e tij me radhë. Më pas, Bonucci barazon rezultatin, por festën e prish Mendes duke shënuar golin e fitores.

Juventus është favorizuar nga Benfica, pasi kanë mposhtur Maccabin dhe automatikisht “Zonja e Vjetër” ka zënë vendin e tretë në grup duke arritur kualifikimin në Europa League./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat e Milan-Salzburg

Shikoni golat e Juventus-PSG


Shtuar 2.11.2022 22:53