Pesë lojtarë të Holandës të thirrur në ndeshjen hapëse kualifikuese për Kampionatin Evropian janë kthyer në shtëpi përpara kohe pasi kanë marrë një infeksion viral.
Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt, së bashku me Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen u larguan nga kampi stërvitor, njoftoi federata holandeze të enjten. Nuk ka akoma detaje për virusin, por dihet që nuk bëhet fjalë për COVID.
Largimet ishin një tjetër goditje për trajnerin Ronald Koeman përpara ndeshjes së parë të mandatit të tij të dytë në krye të ekipit kombëtar. Brenda kësaj jave, mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong dhe anësori i Ajax, Steven Bergëijn lanë gjithashtu grumbullimin, për shkak dëmtimi.
Koeman thirri mesfushorin e Bayern Munichut Ryan Gravenberch, Kjell Scherpen të Vitesse Arnhem dhe mbrojtësin e Interit Stefan de Vrij si zëvendësues.