Ndeshja Holandë-Argjentinë ishte një sfidë e mrekullueshme, e cila përfundoi në shtesa me rezultatin 2-2, dhe më pas një fitore të Argjentinës me penallti
Kjo ndeshje përveç emocioneve të mëdha, kishte edhe situata të ndërlikuara, ku përplasjet nuk munguan mes lojtarëve. Vetëm pjesën e parë, gjyqtari kryesor nxorri prej xhepit 4 kartona të verdhë.
Ndërsa pjesën e dytë e deri në shtesat 15 minutshe, gjyqtari ka nxjerrë 10 kartona të verdhë. Në momentin e penalltive, arbitri nuk kurseu as aty kartonat, ku ndëshkoi dy herë Dumfries me të verdhë, i cili më pas mori të kuqin, dhe Lang u ndëshkua gjithashtu me te verdhë./ h.ll/albeu.com