Holanda zyrtarizon trajnerin e ri pas Kupës së Botës

Kombëtarja holandeze tashmë do të ketë një trajner të ri pas Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ronald Koeman do të rikthehet në krye të kombëtares holandeze duke filluar nga 1 janari 2023. Federata e Futbollit ka njoftuar se ish-trajneri i Barcelonës do të zërë vendin e Louis van Gaal, i cili do të drejtojë ekipin për Kupën e Botës në Katar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 09:56