Holanda reagoi pas humbjes në Stamboll dhe siguroi tre pikët e para.
“Tulipanët” mposhtën 2-0 Letoninë.
Steven Berghuis zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë, ndërsa Luuk De Jong realizoi golin e dytë të Holandës në minutën e 69-të.
Holanda tashmë renditet në vendin me 3 pikë po aq sa edhe Norvegjia, ndërsa vendi i parë mbahet nga Turqia dhe Mali i Zi me nga 6 pikë.