Një jetë bardhezi dhe kujtime thuajse të përhumbura. Datëlindja 1984, Giorgo Chiellinit debutoi në kampionat më 12 shtator 2004, me fanellën e Fiorentinës, në ndeshjen që violët humbën kundër Romës në “Olimpico” 1-0. Aventura me Juventusin nisi një vit më vonë, pas zgjidhjet së bashkëpronësisë me toskanët.
187 cm i gjatë, 85 kg, është mjeshtër në fazën e markimit e leximit të lojës kundërshtare dhe një armë më shumë në topat inaktivë. Më 17 nëntor 2004 debutimi me kombëtaren, si zëvendësues, në miqësoren kundër Finlandës.
Prezencat me Italinë janë 112 (8 gola), aq sa mjafton për të vendosur në krah shiritin e kapitenit dhe ngritur në qiell kupën “Henri Delaunay” (emri zyrtar i trofeut kontinental, në nder të Sekretarit të parë të Përgjithshëm të UEFA-s dhe promovuesit të Europianit të parë). Idhujt e tij janë disa nga legjendat:
Paolo Maldini për futbollin dhe Kobe Bryant për basketbollin. Po, sepse Giorgo Chiellinit është një i apasionuar i madh pas basketbollit. E ka zbuluar gjatë një interviste në nëntor 2014 se bënte tifo që i vogël për këtë sport për shkak të një shoku klase. Pastaj u regjistrua në shkollën e futbollit bashkë me vëllanë e tij.
NUMRAT NË GJAK – Mbrojtësi bardhezi frekuentoi Liceun Shkencor “Federigo Enriques” në Livorno dhe më pas ndoqi Universitetin e Torinos. Mori diplomën e parë në Ekonomi dhe Tregti (me një vlerësim 109/110). Në 2017 kreu masterin me medalje ari në administrim-biznes.
“Studimi më ka ndihmuar në gjithçka, në jetë por edhe në sport”, shpjegoi në një intervistë për “FifPro”. “Kur isha vetëm apo i fejuar, stërvitesha në mëngjes, kthehesha në shtëpi, pushoja dhe pastaj studioja për disa orë gjatë pasdites. Pastaj, kur kishte provime, i merrja librat me vete edhe në grumbullim. Më shërbenin për ta stakuar mendjen dhe për të mos menduar për presionet”. I lindur në Piza, Kielini u rrit me familjen në Livorno.
Ka një motër dhe dy vëllezër, mes të cilëve binjakun Klaudio (drejtues sportiv dhe menaxheri i tij). Gruaja e tij është Karolina Bonistali, me të cilën u martua në 2014 dhe ka dy vajza Ninën dhe Olivian. Në janar 2019, kapiteni i Italisë ishte i ftuar, bashkë me kolegët Leonardo Bonuçi dhe Andrea Barzalji në emisionin e Maria de Filipit, “Ka një mesazh për ty”. Në 2020 doli autobiografia “Unë, Giorgo ”, ku mbrojtësi tregon gjithë historinë e tij (të ardhurat i dhuroi për bamirësi për shoqatën që promovon futbollin e njerëzve me aftësi të kufizuara).
Pas triumfit në “Wembley”, Kielini postoi në “Twitter” një video simpatike ku ai krahasohet me një gorillë, kafshës që e prej vitesh i mban nofkën për shkak të festës me grushte në kraharor. Nga “shuplaka” për Xhordi Albën, tërheqja e fanellës së Sakës, te përqafimet për shokët dhe ritet e besëtytnisë, kapiteni i Italisë u shndërrua në një lojtar kult në Europian, duke fituar simpatinë edhe të shumë jo juventinëve.