Hapet hetim disiplinor ndaj Real Madridit

Pas ankesës së ardhur nga Federata Spanjolle e Futbollit, Komiteti i Disiplinës ka nisur proçedurën disiplinore ndaj Realit të Madridit. Klubi madrilen u ankua për gjykimin në ndeshjen kundër Espanjolit. Për këtë arsye, duke vënë në dyshim integritetin e garës, Federata Spanjolle kërkon të merren masa ndëshkimore ndaj klubit të Realit të Madridit.

Komiteti i Disiplinës i Kategorisë së Parë dhe të Dytë të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) ka vendosur të hapë procedura disiplinore kundër klubit të futbollit të Realit të Madridit, pas një ankese të bërë nga La Liga. Organizata e kryesuar nga Javier Tebas ka paditur klubin për letrën e publikuar kundër organizmit të arbitrazhit pas polemikës që ndodhi në ndeshjen kundër Espanyol (1-0) në Cornellà.

LaLiga beson se ky është një sulm ndaj integritetit të garës dhe po kërkon që të merren parasysh sanksionet kundër Madridit dhe të gjithë bordit të drejtorëve të tij. Në bazë të kësaj mase caktohet gjyqtari hetues i cili do të ngarkohet të urdhërojë procedurat e duhura për përcaktimin dhe verifikimin e fakteve. Ky proces zakonisht zgjat 1-3 muaj.

Nëse e shikon të arsyeshme, ky gjyqtar-hetues i propozon më pas për sanksione, Komisionit të Disiplinës, i cili do të nxjerrë edhe vendimin me të cilin përfundon procedimi disiplinor. Vendimet mund të apelohen brenda një periudhe maksimale prej dhjetë ditësh pune përpara Komisionit ose Gjyqtarit përkatës të Apelimit.


Shtuar 27.02.2025 19:32