Hamilton i pari, Verstappen i dyti në kualifikuese, por të dy do të përballen me dënime të rënda (VIDEO)

Lewis Hamilton fitoi vendin e parë dhe Max Verstappen të dytin në kualifikueset për Çmimin e Madh të Brazilit, por të dy mund të ndëshkohen rëndë.

Hamilton me Mercedesin e tij arriti kohën 1:07.934, por duket se garën e sonte në start nuk do ta nisë nga vendi i parë.

Kështu, nga kontrolli teknik i makinës pas kualifikuesve u konstatua se krahu i pasmë në veturën e Hamiltonit ishte me defekt, më saktë se sistemi DRS nuk ishte në përputhje me rregulloret.

Sistemi DRS funksionon duke i lejuar drejtuesit të hapin krahun e pasmë në rrugë dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë rezistencën e ajrit, pra të rrisin shpejtësinë e makinës.

Sipas rregullave, krahu mund të hapet me maksimumi 85 milimetra dhe në makinën e Hamiltonit është tejkaluar ky kufi dhe për këtë piloti anglez kërcënohet me ndëshkim, kështu që garën me shumë gjasa do ta niste nga vendi i fundit.

I pari që dyshoi në korrektësinë e DRS-së së Hamiltonit ishte Verstappen, i cili iu afrua në makinës së Lewis menjëherë pas përfundimit të kualifikuesve dhe shkoi për ta “inspektuar”.

Por lejohet vetëm shikimi, por jo prekja e makinës së dikujt tjetër, dhe për shkak të kësaj Max mund të penalizohet me disa vende.

Mercedes do ta bazojë mbrojtjen tek fakti se Verstappen preku krahun e pasëm dhe në atë mënyrë, ai mundi ta zgjerojë hapjen e DRS. Së shpejti do ta zbulojmë se çfarë do të vendosin gjyqtarët.


Shtuar 13.11.2021 12:46

Tags: