Transferimi i Achraf Hakimit tek PSG është çështje ditësh.
Sipas raportimeve në media tashmë është arritur akord total mes Interit dhe PSG-së.
Me paratë e Hakimit, Interi do ta transferoj lojtarin e Arsenal, Hector Bellerin.
Zyrtarët e Interit tashmë kanë pasur kontakte me agjentin e mbrojtësit spanjoll.
Klubi “zi e kaltër” dëshiron ta huazoj Bellerinin me të drejt blerje në fund të sezonit tjetër.
Nëse Arsenal e pranon këtë, atëherë marrëveshja do të mbyllet shpejt.