Plot me udhëtarë, shpërthen në flakë autobuzi gjatë lëvizjes në Vlorë (VIDEO)

Zjarri ka përfshirë autobusin urban të linjës që lidh “Ujin e Ftohtë” me hyrjen e qytetit të  Vlorës.

Autobusi ka qënë duke ecur në afërsi të komisariatit të Vlorës i mbushur me udhëtarë, kur në pjesën e pasme është dëgjuar një shpërthim dhe më pas janë përhapur flakë.

Fatmirësisht të gjithë udhëtarët kanë zbritur, ndërsa është lajmëruar zjarrëfikësja .Dyshohet që shkak i zjarrit është një qark elektrik. /albeu.com/

 

 

Shtuar 20.03.2021 07:03