Haaland tregon emrin e lojtarit që e bindi t’i bashkohet Man City

Erling Haland bëri deklaratat e para si lojtar i Manchester Cityt dhe zbuloi njeriun që e bindi të shkonte te “qytetarët”.Sulmuesi 22-vjeçar tha se Mahrez ishte ai që e bindi kur ishin me pushime në Mykonos.

“Riyadi më tha të vija në City kur ishim në Mykonos dhe ai kishte të drejtë për këtë. Ne folëm dhe ai tha disa gjëra të mira për klubin”. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2022 17:12