Haaland refuzoi Man United për Dortmundin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është tashmë një nga sulmuesit më të mirë në botë, e po ashtu emri më i nxehtë  në merkato.

Norvegjezi mësohet se pati shansin të luantë në Premier League. Sipas drejtorit ekzekutiv të klubit gjerman, Hanz- Joachim Ëatzke, për Spot1,  sulmuesi kishte një ofertë më të mirë nga Manchester United në janarit e 2020, por agjenti i tij, Mino Raiola vendosi ser ishte më mirë për zhvillimin e tij kalimi të një klub si Dortmundi.

Manchester United edhe tani është një nga klubet që interesohet për shërbimet e super sulmuesit./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 11:43