Për shkak të një dëmtimi, Erling Haaland nuk luajti për Manchester City në ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Leicester. Pas ndeshjes, trajneri i “qytetarëve” Josep Guardiola ka komentuar gjendjen e norvegjezit.
“Nuk e di saktësisht se kur do të kthehet. Ai ka dëmtim të ligamenteve. Ai po ndihet më mirë, por nuk do të luajë kundër Sevillas sepse tashmë kemi siguruar vendin e parë në grupin e Champions League. Shpresoj që ai të luajë kundër Fulham. Nëse jo, ai do të luajë kundër Chelsea në Kupën e Ligës”, tha Guardiola për BBC.
Në 16 ndeshje për Manchester City, Erling Haaland shënoi 22 gola. /G.D albeu.com/