“Më telefonoi dhe dukej shumë i lumtur”, Earl Spencer rrëfen deklaratën tronditëse të Charles pas vdekjes së Princeshë Dianës

Earl Spencer, vëllai i Princeshë Dianës, ka risjellë në vëmendje një bisedë telefonike të zhvilluar pak ditë pas vdekjes së saj, duke pretenduar se Mbreti Charles i kishte thënë se motra e tij “do të harrohej shpejt”.

Duke folur për BBC, Spencer deklaroi se po tregon të vërtetën për telefonatën, e cila, sipas tij, ndodhi në gusht të vitit 1997, menjëherë pas humbjes së Dianës.

Të lidhura

None found

Biseda lidhej me çështjen nëse princat Ëilliam dhe Harry duhej të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë ceremonisë mortore. Spencer tha se kishte kundërshtuar këtë ide, pasi besonte se Diana nuk do të donte që fëmijët e saj të përballeshin me një situatë të tillë.

Sipas rrëfimit të tij, Princi Charles, siç quhej në atë periudhë, u zemërua dhe foli gjatë për përgjegjësitë e familjes mbretërore. Në fund të bisedës, Spencer pretendon se ai tha: “Do ta harrojmë shpejt.”

“Mund t’ju them tani se këto ishin fjalët e sakta që ai përdori”, tha Earl Spencer në intervistën për BBC.

Pretendimi u kundërshtua fuqishëm nga Buckingham Palace, i cili reagoi ndaj librit të ri të Spencer. Pallati deklaroi se Mbreti e kupton që dhimbja e humbjes së një vëllai ose motre mund të ndikojë në mënyrën e arsyetimit, në gjykim dhe në kujtesë, edhe shumë vite pas ngjarjes.

Spencer e interpretoi këtë reagim si përpjekje për të vënë në pikëpyetje kujtesën e tij. “Kanë thënë se kujtimet mund të ndryshojnë, apo jo?”, u shpreh ai. Kur u pyet se cilit version duhet t’i besonte publiku, ai u përgjigj: “Unë po them të vërtetën.”

Ai tha se ua kishte treguar telefonatën familjarëve dhe miqve të tij në atë kohë, sepse fjalët e Charles, sipas tij, kishin qenë aq tronditëse sa nuk mund t’i mbante për vete.

Spencer rrëfeu gjithashtu se Charles e kishte telefonuar pas aksidentit fatal të Dianës në Paris, më 31 gusht 1997. Sipas tij, Princi Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar, ndryshe nga personat e tjerë që e kishin telefonuar për t’i shprehur ngushëllimet.

Libri i Earl Spencer, “Swan Song: Diana, My Sister”, pritet të publikohet javën e ardhshme. Vepra pritet të përmbajë kritika të forta ndaj familjes mbretërore britanike.

Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare, duke shkaktuar tronditje të madhe publike në Britani. Në atë kohë, familja mbretërore u përball me kritika për mënyrën e reagimit ndaj vdekjes së saj dhe për mungesën e emocioneve të shfaqura publikisht.

Princi Harry ka folur më herët për përvojën e tij, kur në moshën 12-vjeçare eci pas arkivolit të nënës. Ai ka deklaruar se “asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të përjetojë një situatë të tillë”, por më vonë ka thënë se, pas një reflektimi shumëvjeçar, ishte i kënaqur që kishte marrë pjesë në ceremoni.

 


Shtuar 18.09.2026 18:25

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet