Guardiola për rinovimin e Haaland: Tregon se sa shumë dëshiron të jetë këtu

“Lajmet për Haaland janë të jashtëzakonshme për të gjithë ne në klub. Kur një lojtar vendos të nënshkruajë një kontratë të tillë, është sepse ai dëshiron të tregojë se sa shumë dëshiron të jetë këtu”.

Kështu është shprehur Pep Guardiola në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së kampionatit kundër Ipsëich, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjatjes së kontratës së sulmuesit norvegjez.

Por pse një rinovim kaq i gjatë, deri në vitin 2034? “Është besimi i klubit te Erling. Klubi e di shumë mirë se sa profesionist është ai – përgjigjet trajneri – dhe vëren angazhimin e tij çdo ditë dhe në çdo ndeshje për të treguar talentin e tij”.

“Dhe nga ana e tij, sepse në dhjetë vjet nuk e dimë kurrë se çfarë do të ndodhë, është një kohë e gjatë. Haaland tregoi atë që donte dhe ka besim te klubi. Mendoj se i pëlqen, i do njerëzit rreth tij dhe Premier League. Atij i pëlqen të jetë këtu dhe mendoj se e kupton se nuk ka vend më të mirë për të cilin mund të jetë tani ose, do të thosha, në dhjetë vitet e ardhshme”.


Shtuar 17.01.2025 20:13