Guardiola kërkon në Etihad kapitenin “Bavarez”

Largimi i beftë i teknikut Julian Nagelsmann nga stoli i “Bavarezëve” të Bayern Munich dhe zëvendësimi i tij, me Thomas Tuchel, nuk mund të thuhet se u prit mirë nga të gjithë lojtarët e kampionëve të fuqi të Gjermanisë e një prej tyre ishte edhe “shkatërruesi” i mesfushës, Joshua Kimmich, me këtë të fundit që nuk ka marrëdhëniet më të mira me teknikun e “Të Kuqve”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pikërisht për këtë aryse, 28-vjeçari i mesfushës ka refuzuar rinvoimin e kontratës, me aktualen që i skadon në verën e vitit 2025 dhe nga ky moment, duke se do të përfitojnë “Qytetarët” e Manchester City, me teknikun Pep Guardiola, i cili prej kohësh e kërkon Kimmich në skuadrën e tij.

Në “ishull” janë të gjithë të bindur se negociatat tashmë kanë nisur me dy “gjigantëve” të futbollit evropian dhe thuhet se transferimi mund të finalizohet që në muajin janarin, kjo për faktin se që prej korrikut të këtij viti, “Bavarezët” po kërkojnë me ngulm blerjen e portugezit Joao Palhinha, i cili konsiderohet si “pasardhësi” i Kimmich në mesfushën e Bayern. /abcnews.al


Shtuar 27.12.2023 11:15