Përplasje e ashpër mes De Bruynes dhe Guardiolas – trajneri shkoi dhe u ulë me belgun në bankinë

Kevin de Bruyne ishte qartazi i pakënaqur dhe pati fjalë me trajnerin Pep Guardiola pasi u zëvendësua kundër Liverpoolit.

Ylli i Manchester Cityt bëri një asistim në pjesën e parë të ndeshjes me një pasim të shpejtë nga këndi për golin e realizuar nga John Stones në një goditje nga këndi.

Megjithatë, pasi Ederson dha një penallti për faullimin e Darwin Nunezit në fillim të pjesës së dytë, e cila u shndërrua në gol nga Alexis Mac Allister, ndikimi i belgut në lojë u zbeh.

Guardiola përfundimisht vendosi se kishte parë mjaftueshëm në minutën e 69-të dhe e zëvendësoi atë dhe Julian Alvarez me Mateo Kovacic dhe Jeremy Doku.

Ky nuk ishte një vendim me të cilin ishte dakord De Bruyne dhe ai i bëri të qarta ndjenjat e tij ndërsa debatonte me shefin e tij në vijën afër fushës.

Ylli i Man Cityt më pas vazhdoi të ketë një shkëmbim të nxehtë me anëtarët e stafit stërvitor.

Përfundimisht ai u shfaq i qetësuar kur u ul në mesin e lojtarëve të tjerë të Cityt.

Kjo ndodhi derisa Guardiola shkoi në stol disa minuta më vonë për të qartësuar situatën me lojtarin. /Telegrafi/