Guardiola flet me superlativa për Tuchel: Është duke e bërë një Chelsea të frikshme

Pep Guardiola ka folur pas humbjes nga Chelsea 1 me 2 në ndeshjen e vlefshme për javen e 35-të në Premierligë.

Blutë e Londrës arritën fitore në ‘Etihad’ një ndeshje të cilët mund t’i themi edhe si parapërgatitje për finalen e madhe të UEFA Champions League

Trajneri i Manchester Cityt thotë se Thomas Tuchel është duke e bërë një Chelsea tejet të frikshme.

“Ai [Tucheli] vërtetë e ka bërë një Chelsea që asnjë klub nuk dëshiron të luaj kundër tyre”, ka thënë pas ndeshjes Pep.

Me fitore, Chelsea ngritët në pozitën e tretë me 64 pikë, një më shumë se Leicester City në pozitën e katërt (63). Kurse, City e shtyn festën e titullit për javën tjetër. Ata kanë 80 pikë në pozitën e parë.


Shtuar 8.05.2021 21:15