Ogerta Manastirliu: 11 mijë persona janë vaksinuar ditën e sotme (FOTO LAJM)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 11, 073 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 596, 766 qytetarë.

Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.


Shtuar 8.05.2021 21:22