Erling Haaland bëri një super paraqitje në fundjavë, duke shënuar një tripletë në fitoren 4-1 të Manchester Cityt kundër Ipsëich. Dhe megjithëse qendërsulmuesi norvegjez nuk ishte shumë i përfshirë në përgatitjen e lojës, ai shfrytëzoi pothuajse çdo mundësi që i dilte.
Trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola, komentoi: “Haaland është i pazëvendësueshëm për ne, por do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë kur të fillojë kalendari i çmendur për të gjitha skuadrat pas pushimit ndërkombëtar, kur fillojnë Champions League dhe Carabao Cup”.
Trajneri katalanas e bëri të qartë se mund të kishte një alternativë, Oscar Bobb, por preferenca e tij për skandinavin është më se e qartë: “Oscar mund të luajë edhe në atë pozicion sepse është vërtet i mirë, por padyshim që Erling është i pazëvendësueshëm për shumë aspekte”.
Më pas, Guardiola e mbylli: “Do të gjejmë një mënyrë për ta zëvendësuar kur ka nevojë për pushim apo rrethana të tjera, ndërkohë që do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë mirë”.