Guardiola refuzon të komentoj për Haaland

Trajneri i Manchester Cityt ka insistuar që nuk do të ndërronte asnjë lojtarë të tij te Manchester Cityn në garën për tre kupat në të cilat gjenden, duke mos folur për spekulimet që e lidhin Erling Haaland me një kalim të mundshëm në stadiumin “Etihad”.

City mund të arrijë të njëjtin sukses që e arriti Manchester United në sezonin 1998/99, duke fituar Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, dhe Guardiola do ta marrë seriozisht këtë mundësi, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, Haaland është lojtari që vazhdimisht lidhet me një kalim te City, sidoqoftë me Real Madridin dhe Barcelonën në garë, një vendim mund të merret së shpejti për të ardhmen e yllit norvegjez.

“Që prej se jam këtu, çdo muaj, çdo dy muaj, ne do të nënshkruajmë me 50 lojtarë. Tani, dëgjoni, është e pamundur që unë do të flas për një lojtar që nuk është këtu, dhe nuk e di se nëse do të jetë këtu. Ai është një lojtar i Dortmundit”, tha Guardiola.

“Mund të kërkoni për këtë lojtar ose një tjetër ose edhe një tjetër. Një afat kalimtar i transferimeve do të fillojë, dhe shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi trajneri spanjoll.

Në 81 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Erling Haaland ka arritur të regjistrojë 80 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Shtuar 19.03.2022 08:32