Guardiola: Do jetë bukur ta shoh sërish Eriksenin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka mohuar mundësinë e qëndrimit në “Etihad Stadium”.

Për shumë kë që cilësohet si trajneri më i mirë në histori, Guardiola ka fituar çdo trofe të mundshëm te City, përpos Ligës së Kampionëve.

I pyetur për mundësinë e rinovimit, Guardiola nuk e ka hedhur poshtë, derisa tha se ka kohë para se të vendos.

“Jam këtu sepse janë të bindur nga unë dhe qëndrova vetëm sepse skuadra ka fituar shumë gjatë këtyre gjashtë viteve. Rezultatet janë të shkëlqyera, e di që qëndrimi im varet nga rezultatet”.

“Kam edhe një vit e gjysmë në kontratë, që është kohë e gjatë, sidomos pasi shumë trajnerë kanë humbur punën. Për këtë arsye, mendoj vetëm për ndeshjen, 18 muaj në futboll është kohë e gjatë”.

Ndërkohë, i pyetur për përballjen e radhës ndaj Brentfordit, ku pritet të luajë edhe mesfushori Christian Eriksen, Guardiola theksoi se ndihet i lumtur që do ta sheh në fushë.

“Jam i lumtur që do ta shoh sërish në fushë, që është diçka shumë e bukur. Për mua është lajm i mirë dhe mrekullueshëm që do rikthehet te sporti që e do. Mendoj që kush do që e ka lejuar të rikthehet, ka shikuar të gjitha mundësitë në mënyrë që të mos ketë shanse t’i ripërsëritet i njëjti problem”, nënvizoi ai.


Shtuar 8.02.2022 20:13