Guardia di Finanza bastis zyrat e Juves, shkak fshehja e faturave financiare (FOTO LAJM)

Juventus është nën hetim nga Prokuroria Publike e Torinos për falsifikimin e pretenduar të llogarive për tre vitet e fundit financiare, sipas Corriere Della Sera këtë të premte .

Agjentët e organit tatimor të atij qyteti italian shkuan në ambientet e Juventusit të enjten e kaluar për të sekuestruar disa dokumente që do të shërbejnë si provë.

Andrea Agnelli, presidenti i klubit, Pavel Nedved, nënkryetar dhe Fabio Paratici, ish-drejtor i përgjithshëm i cili tani është në Tottenham, mund të akuzohen se kanë dhënë “informacion të rremë” dhe se kanë “lëshuar fatura për operacione që nuk ekzistojnë”.


Shtuar 27.11.2021 08:33