Grushti e dërgoi në koma, humbet jetën boksieri armen

Sahakyan ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi pësoi një humbje me nokaut në një ndeshje boksi më 26 dhjetor, duke rënë më pas në koma 10-ditore.

Sahakyan, vetëm 26 vjeç, pësoi një ënjtje në tru në ndeshje dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Pas 10 ditësh në koma, ai ndërroi jetë të premten, më 7 janar.

Boksieri i peshave super të mesme pati nëntë ndeshje profesionale, duke fituar gjashtë. Ai fitoi secilën nga katër ndeshjet e tij të para.

Funerali i tij do të mbahet në Tolyatti, Samarra në Rusi më 11 janar, megjithëse e afërmja Svetlana Petrosyan konfirmoi se ai do të varrosej në Jerevan, Armeni.

“Zemra ime është copëtuar”, ka shkruar Petrosyan në Instagram. “Nuk e besoj… është si një ëndërr e keqe”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 16:00