“Greenwood vdis”, tifozët nuk e presin mirë futjen në fushë të futbollistit që akuzohet për përdh*nim

Kthimi i Mason Greenwood në fushë dhe debutimi me Getafe nuk shkoi si duhet për shkak të thirrjeve nga tifozët e Osasuna.

Anglezi, i cili nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare për 19 muaj pas akuzave për përdhunim nga e dashura e tij, bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e ri, pra me Getafen. Në minutën e 77-të ai hyri në fushë, i pritur me duartrokitje nga tifozët vendas.

Megjithatë, sektori i tifozëve miq nuk ndalej me kore kundër tij. Në fakt, lojtari i 12-të i Osasunas dëgjohej teksa thoshte: “Greenwood vdis”. Një vëzhgues i La Liga ka marrë çështjen në dorë dhe tashmë po përgatitet një dënim për Osasuna-n. Këta të fundit shpresojnë që t’ia hedhin paq, por gjasat janë shumë të vogla.

Kujtojmë që 21-vjeçari vjen te kjo skuadër pas një eksperience te Manchester United, klub me të cilin ndërpreu bashkëpunimin për shkak të akuzave për përdhunim që i ulën jo pak reputacionin lojtarit në arenën e futbollit europian. Gjithsesi, gjithçka ka kaluar dhe lojtari i ri i Getafes kërkon kthesën në aspektin personal.


Shtuar 17.09.2023 20:53