Grealish ndjen presionin prej 100 milionësh

Në një intervistë për BBC, Jack Grealish, lojtar i Manchester Cityt për të cilin klubi e kapërceu barrierën prej 100 milionë paund për të nënshkruar me të nga Aston Villa, pranoi se ndjen presionin për çmimin e paguar për të kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Kur erdha nga Villa, shikova golat dhe asistimet e sezonit të kaluar. Mendova se në City do të përfshihesha në 20 ose 30 gola, por nuk po ndodh. Me çmimin e transferimit tim,  sapo ti nuk shënon gola apo asiston, ka njerëz që flasin dhe fillojnë të dyshojnë te ty. Ajo që mund të bëj është t’i besoj aftësive të mia dhe të nis prej aty“, tha ai. r.t/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 17:49