Granit Xhaka kapet me arbitrin: Danezët jo sportivë, kurrë s’kam parë arbitrim të tillë!

Ndeshja mes Danimarkës dhe Zvicrës ka përfunduar me shifrat 2-0 për ekipin vendas, por polemikat nuk kanë mbaruar me vërshëllimën e trefishtë të kryesorit gjerman.

“Me kalimin e viteve unë kam ndryshuar dhe jam bërë më i qetë, por në një ndeshje si kjo e sotmja ku u vunë re shumë padrejtësi u bëra shumë emocional. Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme, por sot (dje) lojtarët e Danimarkës nuk kishin të bënin asgjë me këtë fjalë”, tha Xhaka pas duelit.

“Në pjesën e parë u sollëm mjaft mirë pasi nxorrëm topin jashtë kur pamë se një lojtar i Danimarkës u dëmtua. Në pjesën e dytë rivalët nuk bënë të njëjtën gjë me ne kur na u dëmtua Breel. Në atë episod ne pësuam edhe gol dhe ajo që ndodhi e keni parë të gjithë nuk është nevoja të flas”, komentoi Xhaka.

Zvicra mbylli ndeshjen në Danimarkë me dy lojtarë më pak pasi si Elvedi (52’) dhe Xhaka (87’) dolën nga fusha pasi protestuan ashpër me arbitrin.


Shtuar 6.09.2024 12:12