Granit Xhaka feston sot ditëlindjen, merr urimin më romantik nga bashkëshortja (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Grani Xhaka feston sot ditëlindjen e tij të 30-të.

Mes shumë urimeve që ai ka marrë, padyshim që më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij.

Leonita ka shpërndarë disa pamje në “Instagram” nga momentet më të bukura mes çiftit dhe shkruan: “Për dashurinë time. Bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë, njeriu i cili është më i kujdesshmi dhe i dashur. Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEONITA XHAKA (@leonita.x)

Ylli i Arsenalit është duke kaluar një moment të mirë në karrierë pasi është një titullar fiks në klubin e tij.

Po ashtu një urim të veçantë ka marrë edhe nga vëllai i tij i madh, Taulant Xhaka, i cili më parë ka qenë pjesë e kombëtares tonë, në momentin e saj më të mirë deri më tani, atë të Euro 2016

Gëzuar ditëlindjen vëlla”, shkruan Xhaka në një story sëbashku me Granitin./albeu.com