Ylli i Real Madridit dhe i kombëtares Kroate, Luka Modric ka arritur një rekord të rëndësishëme golin e shënuar ndaj Skocisë.
Modric është bërë njëherësh lojtari më i ri për Kroacinë që shënon në një Kampionat, gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që arrin ta bëjë këtë gjë, transmeton lajmi.ent.
Golin e parë Modric e shënoi kur ishte 22vjeç dhe 273 ditë kundër Austrisë në vitin 2008.
Ai me golin ndaj Skocisë ishte lojtari më i vjetër kroat që shënon në Euro me 35 vjet dhe 286 ditë.
Ky ishte goli i tij i 18-të në 141 paraqitje për Kroacinë.
35y 286d – Luka Modric is now both the youngest (22y 273d, v Austria in 2008) and the oldest (35y 286d today v Scotland) Croatian goalscorer in the Euros. Evergreen. #EURO2020 #CRO pic.twitter.com/scFbWSrIDp
— OptaJohan (@OptaJohan) June 22, 2021