Sevilla nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen përballë Valladolid e vlefshme për javën e 28 të La Ligas.
Ekipi i Lopetuguit po shkonte drejt një humbje minamale, pasi Valladolid kishte zhbllokuar rezultatin në fundin e pjesës së parë me Orellana.
Ishte portiere Bono, ai që shtëpoi Sevillan nga humbja pasi shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas ndeshjes, trajneri i Sevillas, Julien Lopetegui u shpreh i kënaqur me golin e Bonos, ai filloi të bëjë madje edhe shaka me rastin.
“E kam përjetuar me lumturi, sepse është një gjë e pazakontë”, tha ai.
“Në fund erdhi një gol i provuar në skemën e stërvitjeve (qesh), sidoqoftë, i kam dhënë komplimentet e mia Bonos”, përfundoi Julioen Lopetegui. /albeu.com/