Ditën e djeshme, në ndeshjen Southampton-West Ham e cila përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit, Armando Broja ishte lojtari i ndeshjes.
Talenti i kombëtares tonë fitoi një penallti dhe shënoi golin e tretë i cili ishte i jashtëzakonshëm, duke dribluar katër lojtarë, ose më saktë, duke kërcyer brenda zonës së kundërshtarit.
Komentatori arab i “Bein Sports”, u mahnit nga goli i Brojës dhe e thirri “Armando Maradona”.
Magjia e tij në atë gol spektakolar e detyroi komentatorin ta krahasonte me të ndjerin, me legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona./ h.ll/albeu.com