Polemikat për golin e anulluar të De Ligt në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munchen nuk kanë të ndalur.
UEFA dënoi arbitrin kryesor Marciniak duke e larguar nga detyra që i ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen hapëse të EURO 2024 mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Së fundmi, për këtë çështje ka folur edhe Toni Kroos i cili e ka pranuar se vendimi ishte i gabuar, por fajin ia lë anësorit dhe jo kryesorit.
“Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti. Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit. Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor.
Ai sinjalizoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit.
Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh Kroos.