Meta: “J-në” në mbiemër më hoqi shtypi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në lidhje me dilemën e mbiemrit të tij, nëse e ka Meta apo Metaj. Në fillim tha se e hoqa që të jetë më e lehtë, por më pas tha se ia ka hequr shtypi.

“J-në” time ma hoqi shtypi, sepse unë në shkrimet e mia shkruaja Ilir Metaj”, tha ish-Presidenti.

Gjatë bisedës, Meta u ndal dhe te puna e SPAK në lidhje me punën që ka bërë për faktet që Partia e LSI-së i ka depozituar.

Pjesë nga biseda:

Vangjeli: Aksioni i LSI-së për denoncimin e asaj që quhet skandali i inceneratorëve është shumë herë më i rëndësishëm se çfarëdolloj proteste që mund të bëhet. Duke e pritur SPAK-un si një aktor që mund të ndryshijë ngjyra apo raporte me forcat politike në Tiranë, vlen më tepër të pritet se çfarë do të ndodhë se sa të margjinalizohet SPAK-u.

Xhafo: A po e skualifikoni SPAK-un përmes denoncimit që po i bëni kreut të SPAK?

Meta: Partia që unë drejtoj sot ka qenë mbështetësja më e vërtetë e SPAK. Një pjesë e shumë arritjeve edhe në denoncimin e inceneratorëve janë rezultat e denoncimeve konkrete që janë çuar në SPAK. E kam thënë dhe e them që hetimet kanë ecur me hapin e breshkës, korrupsioni në këtë aferë vazhdon me hapin e kangurit, ne vazhdojmë çojmë denoncimet tona, e dimë që ata janë në presion të vazhdueshëm. Për rastin konkret SPAK për çdo hetim që ka kërkesë është i mirëpritur të hetojë dhe askush nuk e pengon. Por, nuk është mirë që të përdoret një institucion i tillë për të prodhuar lajme për zyrën e Fugës. SPAK-un e kualifikon ose e skualifikon puna e tij.

Shtuar 6.09.2022 21:35