Pas një pjesë të parë pa gola mes Las Palmas dhe Real Madridit, ish gjyqtari Alfonso Pérez Burrull, është ndalur te momentet kontestuese të ndeshjes.
Në minutën e 5-të, gjyqtari Cesar Soto Grado i ka dhënë një karton të verdhë Rodrygos pas një goditje me shuplakë ndaj portierit vendas Alvaro Valles.
“Lojtari i Real Madridit (Rodrygo) gaboi kur nxori dorën me qëllim që të godiste portierin e UD Las Palmas. Një gjest që në mënyrë perfekte mund të ndëshkohet me karton të kuq”, ka thënë ish gjyqtari Perez Burrull në programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.
Real Madridi në pjesën e parë ishte pak me raste, ku Vinicius kishte një rast të mirë për të shënuar.
Me të filluar pjesa e dytë, Las Palmas, arriti të shënojë me Sandro Ramires.
Gjatë javës ka pasur debate të mëdha për gjykimin në Spanjë, sidomos për ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, ku mbretëri fituan 3-2, e ku gjatë ndeshjes kishte raste të kontestueshme. /Telegrafi/
Rodrygo just slapped a player for no reason and only got a yellow card
The average decision in the Madrid League pic.twitter.com/qgVgIWczcv
— Brian (@Bri_an2) January 27, 2024