Goditja e parë në merkato për Newcastle do të jetë lojtari i PSG

Newcastle ende nuk ka bërë një goditje në merkato me ardhjen e pronarëve arab.

Klubi anglez duket ambicioz dhe sheikët duan të lejnë gjurmë në historinë e klubit duke afruar lojtarë të kalibrit të lartë dhe duke fituar ndonjë trofe.

Emri i parë i lakuar shumë seriozisht nga klubi është ai i ish-lojtarit të Liverpool, Georginio Wijnaldum.

Mesfushori holandez luan momentalisht tek francezët e PSG-së por duket se ai nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion.

“L’Equipe” shkruan se transferimi nuk është i pamundur por Newcastle duhet të bëjë një ofertë konkrete dhe të bindshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 12:52