Goditi arbitrin, presidenti i klubit turk rrezikon 13 vite burg

Faruk Koca, ish-presidenti i Ankaragucu, u bë i famshëm për fatin e tij të keq më 11 dhjetor, pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umit Meler gjatë një ndeshjeje kundër Rizespor, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Siç raporton SportFace.it, prokurori publik kërkoi 13 vite burg për të. Ajo që kishte shkaktuar zemërimin e tij ishte një penallti e dhënë në fund të ndeshjes.

Koca tashmë është përjashtuar përjetë nga futbolli, por tani ai ka nga çfarë të frikësohet para drejtësisë së zakonshme, sepse do të duhet të përgjigjet për kërcënimet që i bërtiti arbitrit (“Do të të vras”) dhe goditjet që i dha kur ai ishte tashmë në tokë.

Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, e dënoi atë, duke u distancuar nga gjesti i tij, pavarësisht se Koca ishte anëtar i partisë së tij. Megjithatë, ai nuk kishte mbajtur asnjë detyrë për disa kohë.

Në atë kohë arbitri foli për gazetën turke Hurriyet, duke mos lënë shumë vend për sqarime: “do ta fal. Më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë. Më pas më goditën me shkelma. Jo ata nuk do t’i harroj kurrë.”

Pas sulmit, Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë ku u transportua për një dëmtim në kokë.


Shtuar 15.10.2024 17:00