Shtetet e Bermudave kanë humbur një nga yjet më të njohur të futbollit që kishin. Osagi Bascome është therur për vdekje në vendlindjen e tij.
23 vjeçari është goditur disa herë me thikë në një përleshje në restorantin “St David” në vendlindjen e tij.
Bascome kishte kaluar në akademinë e Aston Villës, Valencias e Levantes, ndërsa suksesin më të madh e kishte te Bristol City në Angli ku kishte edhe paraqitje zyrtare.
Bascome kishte 18 paraqitje për shtetin e tij, Bermudan. /albeu.com