Gjesti për të cilin u pendua shpejt, Icardi trazon situatën në mesnatë me Wandën (FOTO LAJM)

Telenovela e Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk po shfaq asnjë shenjë ngadalësimi, pas lidhjes së supozuar të sulmuesit të Paris Saint-Germain me China Suarez. Trekëndëshi i dashurisë vazhdon të ketë zhvillime e madje edhe në mes të natës.

Sulmuesi i PSG duket sikur ishte i qetë dhe i kishte zgjidhur këto halle, por një postim kontrovers në Instagram që e fshiu me shpejtësi, tregon të kundërtën.

Ai publikoi një foto të vjetër në Instagramin e tij ndodhej në shtrat me Wanda Narën dhe shkroi: Kur në Instagram je në humor, por natën vjen duke kërkuar falje.

Ai fshiu menjëherë këtë postim dhe pak çaste më vonë u vu re se nuk e ndiqte më gruan e tij në Instagram, por me shumë mundësi, siç po flitet në rrjet, kjo e fundit i ka bërë bllok dhe zyrtarisht situata mes çiftit është sërish e trazuar./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 12:36