Gjesti i madh me Eriksen, tifozët kërkojnë që Kjaer të bëhet kapiteni i Milanit (FOTO LAJM)

Largimi i Donnarummas dhe largimi i mundshëm i Romanoglit, Milani do ta vendos shiritin e kapitenit në një krah tjetër.

Kessie, Ibrahimovic dhe Kalabria janë kandidatët e mundshëm për tu bërë i pari i rosonerëve në fushën e blertë.

Tifozët tani po kërkojnë që kapiten i skuadrës të emërohet mbrojtësi danez, Simon Kjaer.

Heroizmi i tij në rastin e Eriksenit e ka mahnitur botën dhe Milani ka nevojë për një të tillë.

Pioli dhe drejtuesit e Milanit do ta shqyrtojnë mundësinë derisa hashtagët #KjaerCapitano dhe #KjaerMilanCaptain janë të popullarizuara në Twitter.


Shtuar 14.06.2021 13:11

Tags: ,