Gjermania barazon në shtesë ndaj Zvicrës, merr vendin e parë në grup

Gjermania dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024.

Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen, duke arritur të shënojë në minutën e 17-të me Robert Andrich, por pasi rasti u shikua në VAR u anulua pë një faul gjatë aksionit,

Në minutën e 28-të, Zvicra arriti a zhbllokojë rezultatin, kur Remo Freuler asistoi te Dan Ndoye që shënoi për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më asgjë, ndërsa e dyta në total i takoi Gjermanisë që krijoi shumë raste.

Jamal Musiala dhe Ilkay Gundogan tentuan që në start, por nuk ia arritën të gjenin golin.

Në minutën e 70-të, Joshua Kimmich kishte rast shumë të mirë, por u ndal nga mbrojtja.

Ruben Varga shënoi në minutën e 84-rë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Granit Xhaka tentoi bukur në minutën e 88-të nga distanca, por Manuel Neuer bëri pritje të madhe.

Krejt në kohën shtesë, Gjermania arriti të barazojë rezultatin në minutën e 92-të me Niclas Fulkrug që me kokë gjeti rrjetën për 1-1.

Gjermania me 7 pikë mbetet para, Zvicra e mbyll grupin si e dyta me 5 pikë.


Shtuar 23.06.2024 23:01

Tags: