Gennaro Gattuso do të rikthehet në stol. Sipas mediave italiane bëhet me dije se ish-trajneri i Olympic Marseille ka arritur marrëveshjen me një nga ekipet e Arabisë Saudite.
Bëhet fjalë për Al Taawoun, e cila aktulisht drejtohet nga Pericles Shamuska. Gattuso aktualisht është pa ekip që prej shtatorit të vitit 2023, ku u largua nga skuadra e Olympic Marseille.
Ende nuk bëhen të ditura detajet e kësaj marrëveshje dhe mbetet të presim ditët e ardhshme për të mësuar më shumë mbi këtë pistë.
Kujtojmë se aktualisht ekipi i Al Taawoun mban vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit në kampionatin arab.