Një tifoze angleze u pushua nga punëdhënësi i saj, pasi mungoi në punë me justifikimin që ishte sëmurë. Por arsyeja e vërtetë pse 37 vjeçarja nuk ishte prezente në punë ishte për shkak të gjysmëfinales Angli-Danimarkë.
Ajo u zbulua pasi kamera televizive e “kapi” duke festuar në “Wembley”. Nina Farouki, 37, nga west Yorkshire, ka punuar për mirëmbajtjen e mediave digjitale, ishte gjithashtu fotografe dhe video editor.
Ajo gënjeu duke thënë se ishte sëmurë por fatkeqësisht u kap nga kamerat në stadium duke festuar në gjysmëfinalen e Anglisë me Danimarkën.