Gazetari në Poloni çuditet nga historia: Shqipëria jo vetëm që na mundi, tani po i bëjmë edhe tatuazhe para lojtarëve tanë
I ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, Jasir Asani tregoi një histori të veçantë me një tifoz të Polonisë.
Ky i fundit i tregoi Asanit se e kishte bërë tatuazh në trup dhe se e pëlqente shumë si lojtar.
Mbi këtë rast ka reaguar edhe gazetari i njohur në Poloni, Piotr Kozminski në Twitter.
“Dëgjova se Jasir Asani, autori i golit kundër Polonisë, pranoi në një bisedë me Klaudio Ndreca se pas asaj ndeshje kishte një mesazh të çuditshëm nga Polonia. Mirë pra, një tifoz i Polonisë e kishte bërë tatuazh. Shqipëria jo vetëm që fitojë, por tifozët tanë po bëjnë tatuazh Shqipërinë dhe jo Poloninë”, shkruan Kozminski. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/