Vazhdon të flitet për të ardhmen e Haaland. Norvegjezi do të takohet së shpejti me Borussia për të diskutuar të ardhmen e tij.
Për gazetarin italian Di Marzio nuk ka asnjë dyshim. Haaland dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm në Spanjë apo edhe të presë një vit tjetër në Gjermani.
Premier League nuk e josh atë. “Haaland nuk e pëlqen shumë Premier League, nuk është pikërisht ëndrra e tij. Nuk është liga perfekte për momentin. Ai preferon LaLigën, i pëlqen shumë. Kështu që unë mendoj se LaLiga është mjedisi perfekt për të për të luajtur tani. Ose Bundesligën, ku luan aktualisht”, thotë Di Marzio. /albeu.com