Gazetari i njohur ka komentuar zërat për rikthimin e Lukakut te Chelsea

Sulmuesi Romelu Lukaku, i cili u huazua nga Interi nga Chelsea, nuk do të kthehet së shpejti në Angli.

Kohët e fundit në shtyp u përfol për rikthimin e hershëm të belgut në Londër nga huazimi, por burimet pohuan se trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, ndryshe nga paraardhësi i tij Thomas Tuchel, e sheh Lukakun në formacionet e tij, por ky informacion u hodh poshtë nga i famshmi, Fabrizio Romano.

Sipas një eksperti të transferimeve, sulmuesi 29-vjeçar definitivisht nuk do të tërhiqet nga huazimi në dimër. Klubet tashmë kanë diskutuar për zgjatjen e huazimit edhe për një sezon, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Pas rikthimit te Interi, Romelu Lukaku luajti tre ndeshje, duke shënuar një gol. /G.D albeu.com/


Shtuar 18.10.2022 19:29